Gabimet e gjuhës së trupit që i bëjmë në punë

 

Shumica e njerëzve kanë dëshirë që të promovohen në punë dhe bëjnë çmos për tu vënë re nga shefi i tyre.

Sipas ligjeve të psikologjisë, gjëra të vogla si qëndrimi dhe gjestet e njeriut flasin shumë për atë person.

Përmes artikullit më poshtë mund të kuptoni se si ju ndonjëherë e përdorni gabimisht gjuhën e trupit në ambientet e punës.

Uleni në mënyrë te relaksuar

Shumica prej nesh dëshirojmë që kur shohim TV të qëndrojmë sa më të relaksuar dhe të shtrirë. Ndërsa në vendin e punës, kjo gjë jo vetëm që është e keqe për shpinën por edhe për imazhin tuaj.
Nuk bën t’i rrotulloni sytë

Në thelb, ky gjest konsiderohet i vrazhdë – pa marrë parasysh se ku jeni, në punë ose midis miqve tuaj. Megjithatë, edhe pse miqtë tuaj nuk mund ta vënë re atë, kolegët tuaj definitivisht do të ofendohen nga ai gjest.

Dhe ata kanë një arsye të mirë për të, sepse njerëzit kanë tendencë të rrotullojë sytë kur duan të tregojnë se dikush përreth tyre ka thënë diçka që atyre nuk u pëlqen.

Kur hyni në zyrë nuk duhet të jeni shumë i heshtur

Nëse ju hyni në zyrë pa i përshëndetur kolegët tuaj atëherë po veproni shumë keq.Ata mund ta interpretojnë atë si arrogancë.

Për këtë arsye kur hyni në zyrë së paku duhet t’i përshëndetni kolegët me një buzëqeshje.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rita Ora me foto artististike nudo…

Së fundmi Rita Ora është shfaqur me poza provokuese në Instagram. Shumë...
Read More