Gabimet të gjuhës së trupit që ju bëjnë të dyshoni mbi ecurinë e një marrëdhënieje

Gjuha e trupit është një mënyrë universale për të shprehur veten, duke ju lejuar të komunikoni pa fjalë gjëra të tilla si: “Të dua”, “Më mungon” ose “Kam nevojë për hapësirën time” etj.

Ndërsa shpesh dëgjoni këshilla nga ekspertët e marrëdhënieve si të flisni me partnerin rreth temave të vështira, është më pak e zakonshme të dëgjoni këshilla se çfarë duhet të bëni me gjuhën e trupit në mënyrë që të mbani marrëdhënien tuaj të shëndetshme.
Gjuha e trupit është kaq e rëndësishme që mund të ndikojë në një marrëdhënie më shumë se fjalët dhe toni i zërit. Ja
gjestet fizike që dëmtojnë lidhjen tuaj.

1-Të shikoni në tjetër vend ndërkohë që partneri është duke folur me ju: Kur partneri juaj po përpiqet të ju bëjë një pyetje ose të tregoni një histori shikojeni atë drejt e në sy dhe jo televizorin. Në këtë mënyrë do i tregoni atij se jeni të vëmendshëm në atë që po ju thonë.

2-Nuk tregoni mbështetjen tuaj duke prekur apo përqafuar partnerin: Mbajta e dorës, një përqafim, një prekje në supe etj. tregojnë se mbështetni partnerin tuaj kur ai ose ajo po kalon një kohë të vështirë.

3-Kur largoheni nga partneri përshëndeteni me dorë: Kjo mund të ndodhë vetëm në rastet kur jeni shumë të ngarkuar. Përshëndetjet me një përqafim apo puthje janë veprimi më i mirë që mund të bëni për lidhjen tuaj. Kjo është mënyra më e lehtë për të komunikuar dashurinë dhe
vlerësimin tuaj për partnerin.

4-Rrotullimi i syve apo mbledhja e vetullave: Këto janë gjeste të fytyrës që tregojnë pakënaqësi, mërzitje dhe mosvlerësim të partnerit në atë që po thotë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Çfarë dihet deri tani për sulmin në Parlamentin e Britanisë?

-Një polic u sulmua nga një sulmues i cili më pas u...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.