Gaga me fjalë prekëse pas vdekjes së Alaia

Lady Gaga ka bërë një postim prekës për të kujtuar dizajnerin e modës Azzedine Alaia, i cili vdiq dje në moshën 77-vjeçare.

Këngëtarja shfrytëzoi Instagramin e saj për të ndarë një fotografi me të ndjerin, së bashku me një mesazh të dhimbshëm.

“Do të vajtoj përgjithmonë humbjen e mikut tim. Një gjeni i vërtetë jo vetëm në modë, por edhe në zemrën e tij. Ai ishte një mbret dhe kishte standardet e tij më të larta të dizajnit dhe etikës së punës. Ai ishte aq i dhënë, i dashur, zemrën e kishte të plotë dhe të pastër”, shkroi Gaga.

“Të thuash se ai ishte i veçantë do të ishte një nënvlerësim, të thuash se ishte integrues, i rëndësishëm dhe me ndikim në modë, thjesht nuk mjafton. Askush nuk bëri atë që bëri ai. Ai duhet të kujtohet si një nga projektuesit më të mëdhenj të modës që bota ka njohur ndonjëherë. Të dua Azzedine”, përfundoi Gaga.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kim Cattrall: Më nuk varem nga puna në Hollywood

Aktorja Kim Cattrall, e njohur për rolin e Samantha në serinë e...
Read More