Gangsteri i reformuar vritet gjatë prezantimit të librit


Ish-drejtuesi i një bande në Danimarkë, që botoi një libër me kujtime, ku detajonte se si u largua nga bota e krimit, u vra ditën kur do e publikonte librin. Sipas BBC, Nedim Yasar, 31 vjeç, u ekzekutua teksa po largohej pas prezantimit të librit në kryeqytetin danez, Kopenhagen.

Ekzekutori u largua në këmbë, bëri të ditur policia. Yasar u dërgua në spital, por humbi jetën nga plagët e marra. Libri i tij titullohet ‘Rrënjët’.

Incidenti ndodhi të hënën kur një person i veshur me të zeza qëlloi dy herë në drejtim të tij. Policia ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë për të zbardhur ngjarjen.

Yasar lindi në Turqi dhe mbëriti në Danimarkë kur ishte vetëm 4 vjeç. Ai u bë pjesë e bandës kriminale Los Guerreros- një grup i lidhur me trafikun e drogës.

Ai u nda nga banda në vitin 2012 dhe iu bashkua një programi ‘daljeje’ kur mësoi se do bëhej baba. Më pas u bë këshillues i të rinjve dhe nisi një program radiofonik.

Danimarka ka njohur një rritje të vrasjeve mafioze gjatë viteve të fundit.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Revista Mapo: Ja ku e ka origjinën fitorja e Ramës

“Nëse do të duhet të kërkojmë origjinën e fitores së këtij mandati...
Read More