Gara e Gjon Milit: Fotografia si përgjigje për botën digjitale

Dardan Zhegrova është fituesi i konkursit të përvitshëm të fotografisë që organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve të Kosovës. Juria e përbërë nga Eleni Laperi, Vahida Nimanbegu dhe Afrim Spahiu zgjodhi Zhegroven për fituesin e Çmimit Gjon Mili 2017. Ekspozita u hap fundjavën që shkoi, duke u shpallur çmimi, kuruar nga Alfredo Cramerotti me dilemat: Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona.

Pëlhura e gjelbër mbulon një pjesë të dyshemesë dhe të murit. Përballë saj është e vendosur një mbajtëse partiturash. Por në vend të partiturave aty janë vendosur polaroid për ekspres-fotografi.

Këto tri elemente përbëjnë veprën “E kam ditur se një ditë do të bëhem valltar”, që është shpallur fituese e edicionit të 15-të e ekspozitës ndërkombëtare të fotografisë “Çmimi Gjon Mili”.

Duke komentuar mbi fituesin që, edhe pse nuk ka të bëjë direkt me fotografinë si produkt final, koncepti i tij, që është Dardan Zhegrova lidhet me realizimin e një imazhi.

Ekspozita e “Gjon Milit”, pati këtë shqetësim: “Hiperimazhi! Imazhet brenda dhe jashtë ekraneve tona”, të kuruar nga Alfredo Cramerotti, që mblodhi 18 finalistë, artistë lokalë e të huaj janë paraqitur me veprat e tyre. Secila prej veprave të tjera ka në vete fotografi në ekspozitën e hapur në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Por Zhegrova, i cili është shpallur fitues të premten mbrëma kur është hapur ekspozita, shkon përtej tregimit për një imazh të manipuluar. Ai merret me bazën e manipulimit. Mini-studion virtuale, që përdoret shpesh në studio televizive e shesh-xhirime, Zhegrova e sjell si një mjet që ndihmon për të krijuar një imazh ashtu siç do autori edhe përtej realitetit. Duke folur për dimensionet e përdorimit të fotografisë, veçmas sot me përdorimin e saj në mediat sociale, kuratori Alfredo Cramerotti shprehet se: “Arsyeja prapa kësaj ekspozite është mënyra e ndikimit të fotografisë, të cilat mund të jenë në forma të ndryshme. Përdoren në mediet sociale, sidomos instagram. Janë disa këndvështrime të ndryshme të krijimit të fotografive, sidomos atyre digjitale, i cili shihet si një produkt i papërfunduar, këtë e bëjmë edhe me telefonat tanë ku ne vazhdimisht i këpusim dhe i ndryshojmë fotografitë”.

Më tej kuratori ka thënë se u referohen imazheve, ose aktit të krijimit të tyre, duke vepruar në aspektin social, politik dhe madje privat. “Si pasojë e erës digjitale të fotografisë, mënyra se si jemi të involvuar në krijimin e imazheve është e vazhdueshme: ne mund t’i qasemi si funksion specifik profesional ose artistik, ose ta bëjmë atë pjesë të mënyrës së formimit të ekzistencës sonë. Kur imazhet digjitale imponohen si përkthime vizuale të vetes, kuptimi i fotografisë tenton të largohet nga praktikat standarde të përfaqësimit. Imazhet formojnë një rrjedhë kohore vizuale, të krahasueshme me një narracion linear tekstual, ku gramatika përbëhet nga listat e shopingut, bisedat, komentet e mediave sociale ose email-ve të punës”. Po ashtu kjo ekspozitë sjell edhe vepra të akumuluara dhe të arkivuara, ku fotografitë janë marrë nga serverë të ndryshëm dhe pastaj janë ndryshuar. Duke shkuar përtej një ekspozite klasike të fotografisë, Gjon Mili 2017 ekspozon një rrëfim të zgjeruar të fotografisë përmes objekteve fotografike, instalacioneve, projeksioneve, informatave të “gjalla” vizuale, dhe “letër-mureve të lëvizshme” që do të testojnë racionalen kuratoriale, dhe do të angazhojnë vizitorët në një shteg të zbulimit, vetëreflektimit dhe hulumtimit të hapur për statusin e kulturës vizuale të fillimshekullit 21.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Nis goditja, Elbasani në “lupën” e Ramës

Arrestohet në Cërrik Enea Bektashi, i dyshuar si personi që mori pjesë...
Read More