Gati për pushime? Zbuloni ç’ka rezervuar moti në 10 ditët e para të muajit korrik

E premtja shënoi temperaturën më të lartë deri më tani, 41.4 gradë celsius, sipas Meteoalb, por dje dhe sot temperaturat kanë shënuar një ulje të lehtë me 2 gradë Celsius.

Për të gjithë ata që kanë parashikuar të nisin pushimet në fillim të këtij muaji, sinoptikanja Porja ju njofton se ky do të jetë muaji më i nxehtë i verës, por 10 ditëshi i parë do të karakterizohet nga temperatura tipike të këtij muaji.

Temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë nga 30 në 33 gradë celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe në zonat malore pritet që të zbresin në 26 apo 27 gradë.Ne terma afat-mesem, Meteoalb specifikon se “periudha 2 – 9 korrik do të ketë temperatura shumë pranë vlerave tipike të Korrikut ndersa periudha 10 – 16 korrik, temperatura 3 – 4 grade C mbi vlerat normale të muajit korrik, shkruan BW.

Përsa i përket reshjeve, 10-ditëshi i parë i korrikut do ketë reshje të pakta, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore të vendit. Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve afat-shkurtra me shira intensive në qytete të zones së ulët dhe bregdetare.

Shkruar Nga
More from Revista User

Nëse këtë ushtrim do ta bëni çdo ditë, do të keni muskuj barku që i keni ëndërruar

Sido që t’ju duket, ky program i ushtrimeve nuk është fare i...
Read More