Gazeta e njohur gjermane shkruan për Veliajn: Me vizion kurajoz, i ka dhënë qytetit fuqi krijuese

Një nga gazetat më të mëdha në Gjermani, “Sueddeutsche Zeitung”, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Forumit vjetor të arkitektëve dhe urbanistëve gjermanë, i cili u organizua nga Ministria e Zhvillimit Urban të Bavarisë dhe qyteti i Mynihut, ku kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, prezantoi transformimin që ka pësuar kryeqyteti i shqiptarëve 3 vitet e fundit.

Gazeta gjermane ndalet tek transformimi i qendrës së Tiranës dhe për nismën e Pyllit Orbital, duke përmendur edhe zbukurimin e fasadave dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare. Gazeta shkruan se më në fund një politikan foli me vizion kurajoz, që i ka dhënë arkitekturës edhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese.

“Në fakt, temës komplekse të Samitit iu rikthye humori vetëm kur Erion Veliaj, kryebashkiaku i ri i Tiranës, shpjegoi se si u transformua qendra e rrënuar e qytetit. Makinat jashtë qendrës. Një brez i gjelbër orbital po e rrethon. Zbukurimi i fasadave. Pjesëmarrje qytetare! Disa gjëra mund të kenë ngjyra të bukura, por më në fund një politikan foli me një vizion kurajoz që i ka dhënë arkitekturës dhe një përgjegjësi sociale dhe fuqi krijuese”, shkruan gazeta gjermane.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar para pak ditësh në Forumin vjetor për Qytetet dhe Ardhmërinë, ku Tirana ishte përzgjedhur si model i zhvillimit urban dhe arkitektonik të qyteteve të së ardhmes. Në këtë Forum, kryebashkiaku Veliaj prezantoi transformimin që ka pësuar Tirana këto tre vite dhe projektet strategjike.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Akuzohet për shitje diplomash: Arrestohet pronari i ish-universitetit ‘Kristal’

Pas dy muajsh hetime intensive sot në mëngjes është arrestuar nga policia...
Read More