Gazetarët në ‘shënjestrën’ e Ramës, Eni Vasili: Po shijon maksimalisht çdo gjë që bëri!

 

Eni Vasili, moderatorja e njohur e emisionit “Studio e Hapur” e ftuar në studion e lajmeve në “News 24” komentoi fyerjet e hapura që kryeministri i vendit Edi Rama po artikulon prej dy ditësh ndaj gazetarëve.

E ndërsa një gjë të tillë e ka provuar në lëkurën e saj gati një vit më parë, kur kryeministri i ftuar në emisionin e saj u mundua të hyjë në gjëra personale dhe zbriti deri në aluzione banale seksiste kur ju drejtua me shprehjen: “Do të t’i plotësoj të gjitha nevojat një e nga një”, Eni Vasili thotë se Rama ka një strategji kur bën këtë lloj sjellje.

“Nëse flasim për ditën e djeshme dhe deklaratën mendoj që ishte e qëllimshme, ai është strategjist dhe njohës i mirë i komunikimit. Ai e ka sulmuar sërish sot median në një takim me investitorët. Pra, dje e ka shijuar maksimalisht sulmin ndaj reporterëve me shpresën që do merremi me të”,- thotë ajo.

Sipas gazetares, e gjithë ajo sjellje s’mund të ketë shpjegim tjetër veçse qëllimit të kryeministrit për të “shfokusuar vëmendjen nga ajo që ndodhi në sallën e Kuvendit me Saimir Tahirin”.

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Studio e Hapur” në “News 24”, Eni Vasili si një nga gazetaret që kryeministri i vendit s’ja ka kursyer fyerjet publike, e cilëson atë si personazhin politik më të vështirë për tu intervistuar.

“Ai me median ka një marrëdhënie të vështirë. Në 13 vite të emisionit tim “Studio e Hapur” ai është më i vështiri për tu intervistuar. Jo se është e vështirë t’i bësh pyetjet e duhura, por reagimi i tij është problematik me pyetjet e duhura”,- thotë ajo ndërsa pranon që ka edhe raste kur gazetarët nuk bëjmë pyetje të drejta.

Nisur nga deklaratat e tij të dy ditëve të fundit ku duket se ka vënë në shënjestër gazetarët pas skandalit ku është përfshirë ish-ministri i tij i Brendshëm, Saimir Tahiri, Eni Vasili tregoi edhe peripecitë për të përgatitur një intervistë me të.

“Kur Rama pranon të vijë për një intervistë, ta kthen përgjigjen 3 ditë para. Ato tre ditë dijeni që s’ka gjumë… do e pyesësh nga A në ZH dhe duhet të informohesh për çdo gjë”,- thotë ajo.

Nuk kanë qenë vetëm krerët e opozitës dhe gazetarë e drejtues të mediave ata që janë rrevoltuar nga retorika ofenduese e kryeministrit Rama sot paradite ndaj një grupi gazetarësh në oborrin e Parlamentit.

Të shumtë kanë qenë edhe qytetarët e thjeshtë por edhe qindra gazetarë dhe reporter që sot kanë reaguar të zemëruar dhe ofenduar ndaj tij.

Në morinë e madhe të reagimeve kritike ka qenë edhe një reagim i veçantë i njërës prej gazetareve më simpatike dhe më të reja të medias shqiptare.

Gazetarja e “News24” Ina Qirjo, ka reaguar në mbështetje të kolëgëve të saj dhe i ka kujtuar kryeministrit që ajo dhe kolegët nuk janë “për të ardhur keq dhe qa më tepër injorantë”.

Ja reagimi i plotë i gazetares Ina Qirjo në Facebook:

“Ky eshte kryeministri qe kam votuar ?!!
Z. Kryeminister une jam nje nder ato gazetare qe nuk isha sot prezent aty, po te siguroj qe nuk jam per te ardhur keq e aq me pak injorante!

Edhe “nese” do te isha, injoranca dhe padija ime nuk paguhet as me taksat e tua dhe ato te popullit! Si tja bejme ne z. Kryeminister qe paguajme per injorante te shumte te parlamentit dhe qe na duhet tju durojme cdo te enjte ne Parlament!

Do te ishte shume e hijshme te kerkonit falje z. Kryeminster, atyre gazetareve qe sakrifikojne cdo dite e qe ne fakt ju japin shansin te dilni e te krekoseni perpara kamerave!”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fëmijët e gazetares Canaj: Do të mbetesh e paharrueshme

Fëmijët e gazetares Arlinda Canaj, e cila u nda nga jeta para...
Read More
CLOSE
CLOSE