Gazetaria në kohën e Fakenews, tryezë debati mbi komunikimin online

Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe Hermesnews.al organizuan sot workshopin me temë: Fakenews dhe tregu i informacionit mediatik në Shqipëri. Relatorët folën për problematika të mediave, por mbi të gjitha u debatua për vërtetësinë e lajmit, sidhe standartin e platformave mediatike.

Paneli përbëhej nga ekspertë të mediave dhe profesorë gazetarie.

Mbi teknologjinë dhe ndikimin e saj mbi raportimin live foli moderatori i emisionit “Debati në Channel One”, Roland Qafoku, njëkohësisht dhe Profesor gazetarie “Nuk ka gazetari amerikane, gazetari italiane, gazetari shqiptare, gazetari tajvaneze e tj. Ka vetëm një gazetari: gazetaria profesioniste”,- tha Qafoku.

Mbi ruajtjen e standartit të gazetarisë online, foli editorja e Hermesnews.al dhe opinionistja televizive Doriana Metollari. Ajo foli për atë çfarë: “unë besoj se nuk është standard”, – tha Metollari.

“Për mua financimi nuk është standard. Pra një media online që ka financim të madh nuk është standard, jo domosdoshmërisht. Një standard është besueshmëria, që shoqërohet me vertetësinë e lajmit, impenjimim dhe vazhdimësinë në kohë, të platformës online. Do të doja që mediat të përqëndroheshin me shumë në aspektin social të realitetit sesa në atë politik”,- tha Metollari.

Suela Gera, Drejtoresha e webit online të Ora News dhe opinioniste televizive, foli për redaksitë online dhe burimet. A rrezikojnë gazetarët të përdoren nga burimet fake? “Ka ardhur koha të investohet seriozisht në redaksitë e portaleve online shqiptate. Aktualisht këto portale përbëhen nga pak gazetarë, shumica prej të cilëve janë studentë të gazetarisë apo sapo kanë mbaruar studimet.

Në redaksitë online duhet të ketë strukturë hiearkike, redaktorë të mirefilltë – të politikës, kronikës, ekonomisë, kulturës. Do ishte e përkryer nëse këto redaksi do të kishin dhe gazetarët e tyre ne terren.

Në kohën kur përkufizimi i lajmit ka marrë një dimension më të gjerë, gazetarët e redaksive online duhet të trajnohen si nga ana hartimit të lajmit, standardet që duhen, format e pasqyrimit por dhe të trajnohen me teknologjinë e shpërndarjes së informacioneve ne rrjetët sociale”,- tha Gera.

Adi Shkembi, Kryeredaktor i Panorama Online dhe opinionist televiziv, foli për rritjen e kapaciteteve profesionale në standartin e raportimit të lajmit.

“Nëse në bankat e fakultetit studentët marrin ABC-në e gazetarisë, është terreni ai që i bën ata gazetarë. Në turravrapin e hapjes së portaleve kohët e fundit (thuajse çdo gazetar ka nga një portal), nocioni “terren” po bëhet gjithnjë e më i huaj. Me keqardhje e them se ne po na pëlqen më shumë karrigia e zyrës sesa ndjekia nga afër e një aktiviteti apo takimi me një burim. Nëse duam gazetarë të mirë profesionalisht, ata duhet të kalojnë pikë së pari nga terreni”,- tha Shkembi.

Zyra e Marëdhënieve me publikun në Policinë e Shtetit përfaqësohej nga Genti Mullai që foli për komunikatat e shtypit dhe lajmin. Si ka influencuar në gazeta regjia e brendshme e zyrave dhe PR?

“Një kërkesë të drejtpërdrejtë për të gjithë ju, fakenews, t’i eleminojmë së bashku duke bashkëpunuar më shumë me njëri- tjetrin, duke gjetur forma dhe mënyra me qëllim që lajmi i vërtetë të dominojë mbi rrezikun e “fakenews-eve”, që dëmtojnë shoqërinë”,- tha Mullai.

Ervin Goci, Pedagog Fakulteti i gazetarisë nga Universiteti i tiranës, i njohur në panelet, e konferencave ku sidomos flitet për median tha se: “Informimi nuk mund të proçesohet nëpërmjet moduleve akgoritmike dhe kjo ka sjellë që logot tradicionale të jenë në konflikt të hapur me platformat teknologjike; përveç konceptimit dhe raportimit, mediat po kërkojnë dhe shpërndarjen, siç ka qenë tradicionalisht”.

Debati më pas vijoi gjatë me pyetje përgjigje nga të pranishmit të cilët ishin të shumtë në numër. Moderatore, Mira Tuci.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Miri kërkon zbutjen e masës së sigurisë: Iu gjetën 300 mln lekë

Gjyqtari Shkëlqim Miri ka apeluar masën e sigurisë së dhënë nga shkalla...
Read More