Genc Burimi: Shqipërisë po i kanoset një rrezik i ngjashëm me atë të armëve kimike

Analisti i njohur, Genc Burimi, shkruan për gazetën Panorama se Shqipërisë i kanoset një rrezik i ngjashëm me atë të armëve kimike siriane.

“Pesë vjet pas skandalit të armëve kimike, që do ta kthente vendin e shqipeve në një nevojtore produktesh vrastare, Shqipërisë i kanoset tani një rrezik i ngjashëm. Ai i shndërrimit të vendit në një kamp botëror refugjatësh.

E para që dha alarmin mbi këtë çështje para dy muajsh është Sanda Raskovic Ivic, ish-ambasadore e Serbisë në Itali dhe aktualisht deputete serbe. Askush nuk i dha rëndësi deklaratës së frikshme që ajo bëri.

Kur u pyet nga mediat se çfarë mendonte ajo për perspektivën e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor , ajo bëri këtë koment haluçinant: “BE-ja që mbështetej deri tani te Turqia si një filtër për të përmbajtur valët e pafundme të refugjatëve që presin të dynden drejt Europës, kërkon tani një tjetër zgjidhje, pasi Turqia nuk është më aleate si më parë.

BE-já është në këto momente në kërkim vendesh në dyert e Kroacisë si kufiri i fundit europian në Ballkan, për të bërë rolin e filtrit. Duhen për këtë vende joanëtare të BE-së dhe mundësisht shumë të dobëta, që Europa t’i kërcënojë apo t’i joshë që ato të pranojnë të kthehen në parking refugjatësh”, ishte deklarata e deputetes serbe”, shkruan ai.

Sipas tij, Rama duhet të përgënjeshtrojë këto lajme.

“Të gjitha këto mbase janë thjesht thashetheme. Por i kërkojmë sot me qetësi dhe vendosmëri Kryeministrit të përgënjeshtrojë para opinionit publik shqiptar, të Shqipërisë dhe Kosovës, këtë “scoop” të gazetës më të madhe në Europë, “Le Monde”, e cila titullon frikshëm: “Austria dhe Danimarka kanë plan të hapin kampe azilantësh në dyert e BE-së”

Shqiptarët e duan Europën dhe integrimin europian. Por jo me çdo çmim, jo me këtë përçmim. Për Edi Ramën, ora e së vërtetës po afron. Deri atëherë, le t’i meditojë ditë e natë këto vargje të Naimit tonë gjigant:

”Buk’ e mëmëdheut

zëntë Tradhëtorët e pabesë!

Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,

Kurrë mos paçinë pjesë!”

Shkruar Nga
More from Redaksia

Itali: Në arrati me makinën e vjedhur, shqiptari plagoset nga policia

  Një 42-vjeçar shqiptar, i dyshuar se bashkë me dy të tjerë...
Read More