George dhe Charlotte nuk do t’i marrin të gjitha dhuratat për fundvit!

Të vegjëlit e familjes mbretërore me siguri po i presin me padurim festat e fundivitit, si çdo fëmijë tjetër. Siç mund të imagjinohet, dhuratat për ta janë nga më të shumtat, por ja që as George, as Charlotte nuk do të munden t’i marrin të gjitha. Arsyeja?

Në fakt, kjo zgjedhje vjen në të mirë të dy interesave. Së pari, shumica e dhuratave do të shkojnë për bamirësi, e kjo futet tek shërbimet e oborrit mbretëror. Detyra të këtij lloji nuk kanë qenë të pakta nga Mbretëria, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Siç dihet tashmë, as William, as Kate nuk dëshirojnë t’i llastojnë fëmijët më shumë nga ç’duhet, duke u përpjekur kështu t’i rrisin sa më qetë e normalisht.

Epo, nuk qenkan shumë me fat në këtë drejtim si Charlotte, ashtu dhe George…

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrëfim ndryshe i Anxhela Peristerit, ja çfarë e çmend tek një mashkull

E ftuar në “Zonë e lirë” këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka...
Read More