George H.W. Bush tregon se votoi për Clintonin

Ish-presidenti republikan, George H.W. Bush (1989-1993) votoi për kandidaten demokrate Hillary Clinton, në zgjedhjet presidenciale të 2016, duke e cilësuar atë i cili ishte ende asokohe kandidati Donald Trump “mburravec”, referuar një libri që pritet të botohet në mes të nëntorit.

“Nuk e pëlqej. Nuk di shumë gjëra rreth tij por di që është një mburravec, dhe nuk jam aspak i entuziasmuar rreth idesë për ta pasur si lider”, deklaroi Bushi i madh në një intervistë dhënë në maj 2016 historianit Mark Updegrove, për librin e tij “The Last Republicans” në shitje nga 14 nëntor dhe ku web-i i CNN publikoi sot disa pjesë të shkëputura nga libri.

Ky botim zbulon dy ish-presidentët Bush. George W. Bush (2001-2009) që kanë biseduar me historianin, duke bërë të mundur sot të njihemi me mendimet dhe reflektimet e të atit, 93 vjeç dhe të birit 71 vjeç, gjatë fushatës elektorale.

“George Bush është rritur duke menduar për të mirën e të gjithëve. Donald Trump është në mënyrë të dukshme narcist. Kjo është pjesë e karakterit të tij, dhe ky tipar është antiteza e karakterit Bush”, u shpreh Updegrove.

Shkruar Nga
More from Revista User

Karnavalet e Brazilit, vrasje trazira, gaz lotsjellës dhe SAMBA

Karnavalet e shkëlqyeshme të këtij viti në Rio de Zhaneiro dhe disa...
Read More