Geraldine Apponyi, Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, Mbretëresha e Shqiptarëve – Kujtesë (1915-2002)

 

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Budapest dhe Fondacioni József Károlyi çelën në Qendrën Evropiane të Takimeve Kulturore ekspozitën e titulluar ” Geraldine Apponyi, Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, Mbretëresha e Shqiptarëve – Kujtesë (1915-2002)”.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim me Drejtoren e Kulturës së fondacionit, znj. Angelica Károlyi, e cila ofroi mjediset e Kështjellës Károlyi në Fehérvárcsurgó për ekspozimin e fotografive.

Në fjalën e tij të rastit Ambasadori Spasse e vlerësoi Mbretëreshën Geraldine si simbol të miqësisë mes dy popujve.

Çelja e ekspozitës u shoqërua me prezantimin e librit “Geraldina, Mbretëresha e Shqiptarëve” nga autorja, znj. Josephine Dedet, dhe me shfaqjen e dokumentarit të Frédéric Mitterrand “Trëndafili i Bardhë i Tiranës”.

Mes miqve e të afërmve të familjes Apponyi, në ceremoni ishin të pranishëm edhe ish-Presidenti i Kryqit të Kuq në Hungari dhe ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm i Hungarisë në Parlamentin Evropian Georg von Habsburg, ish-Sekretari i Shtetit për Kulturën, poeti Géza Szőcs, përkthyesi në shqip i librit të Josephine Dedet, z. Xhimi Lazri, si dhe autoritete të pushtetit lokal.

Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 4 mars 2018.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Berisha: Krimi po sundon, do shpërthejë më keq në Shkodër

  Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës,...
Read More