Getinjo ndihmon në ndërtimin e shtëpisë për një familje në nevojë

getinjo

Reperi i njohur Getinjo është shumë i pëlqyer nga moshat e reja.

Vetëm pak ditë më parë, ai publikoi projektin e tij më të fundit “Helem”, i cili është pritur mirë nga fansat dhe ka marrë mijëra klikime në YouTube.

Ndërkohë, ai vazhdon të jetë shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet ndërtimi i një shtëpie.

Ai ka bërë të ditur se kjo shtëpi po ndërtohet për një familje në nevojë nga një kompani e cila do të zbulohet më vonë.

Edhe reperi Getinjo ka qenë një ndër personat që ka ndihmuar për ndërtimin e kësaj shtëpie.

Kjo nuk është hera e parë që ai bëhet pjesë e iniciativave bamirëse, pasi edhe vitin e kaluar ai bashkë me ekipin e “On Records” ndohmuan me gjëra materiale fëmijët me kushge të dobëta të minoriteteve në Kosovë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lirohet i dyshuari për sulm në Dortmund

Prokuroria federale gjermane njoftoi të enjten se ka liruar iranianin 26-vjeçar, i...
Read More