Gigi Hadid, sërish në punë duke pozuar edhe pas ndarjes nga Zayn Malik

 

Modelja e famshme, Gigi Hadid, e cila njihet për stilin e saj të mrekullueshëm në gjithçka që bën, duket se është edhe e fortë.

Gigi Hadid njoftoi javën e kaluar se ajo dhe ish-pjesëtari i bandës muzikore “One Direction” Zayn Malik kanë përfunduar romancën e tyre dyvjeçare.

Dhe të hënën, ajo e la prapa historinë e saj të dashurisë dhe u kthye për të punuar në New York City.

Gigi Hadid më parë kishte lënë gjithçka për të dashurin, të dy ishin shumë të ngarkuar me punë, por sërisht gjenin kohë për të shijuar dashurinë.

Por me sa duket nuk ja kanë dalë më dhe janë ndarë.

Modelja 22-vjeçare u pa duke pozuar në një ballkon të vogël me kafaze hekuri për një xhirim fotografishë.

Gigi ishte veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë të zezë me mëngë të gjata që e kishte futur brenda.

Si gjithmonë modelja bie në sy për stilin e saj të të veshurit sa casual, aq edhe sensual.

 
Shkruar Nga
More from Redaksia

A sjell më shumë probleme mendore jetesa në qytet?

Nga Vaughan Bell, The Atlantic  Shtëpia e Southwyck në Londrën e Jugut është...
Read More