Gina Lollobrigida feston 90 vjetorin! Isha më e mirë se Sophia Loren.

Gina Lollobrigida, aktore, skulptore, foto-gazetare, këngëtare dhe seks simbol, nuk ka humbur aspak nga sharmi apo ashpërsia  dhe di mirë si të mbajë mëri.

 

Në një intervistë për Corriere della Sera, Gina e pyetur për rivalitetin e përjetshëm me Sophia Loren dha një përgjigje në fakt mjaft të pritshme: “Unë nuk kisha rivalitet me askënd, unë isha numri 1! Ia dola falë aftësive të mia, pa asnjë producent që më mbështeste. E bëra çdo gjë vetë,” shprehet Gina, ndërsa Loren ka patur mbështetjen dhe investimin e të shoqit, Carlo Ponti në karrierën e saj. 

“30+30+30…Kalimi i moshës për një grua është një handikap, por eksperiencat e vështira që kam kaluar më kanë dhënë kurajon për të përballuar vështirësitë”,- ka përshkruar ikona e bukurisë hyrjen në dekadën e nëntë të jetës.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rrëfim 360 gradë i De Biasit/ Kombëtarja, Duka, Serbia, Xhaka dhe ‘Francë 2016’

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi ka qenë i ftuar në emisionin...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *