“Giro d’Italia” nis nga Jeruzalemi, një top modele izraelite do të jetë imazh i saj



“Giro d’Italia”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të çiklizmit botëror do të nisë këtë vit nga Jeruzalemi.

3-1

Picture 1 of 11

Por, përveç kësaj risie, ajo që të bie më shumë në sy është fakti se, Komiteti drejtues i këtij organizimi ka votuar unanimisht që imazhi i etapave që do të zhvillohen në Izrael të jetë një figurë tejet e shquar e modës, izraelianja Bar Refaeli.

Xhiroja e Italisë do të nisë më 4 maj, ndërsa Refaeli, një nga modelet më të njohura në mbarë botën, do të prezantojë fanellat që do të mbahen veshur nga kryesuesit e klasifikimeve specifike të garave çiklistike, përfshi edhe atë të skuadrës fitimtare në fund.

Top modelja do të jetë gjithashtu protagoniste e prezantimit zyrtar të skuadrave, programuar për të enjten e 3 majit, si dhe në nisjen e kronoprologut (etapës së garës së kronometruar), një ditë më pas.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Radhë të gjata në pritje të kolaudimit të automjeteve

Fundi i vitit ka sjellë radhë në pikën e kolaudimit të automjeteve...
Read More