Gisele lëshon fronin… Kjo bëhet modelja më e paguar në botë!

Kendall Jenner ka rrëzuar nga pozita e parë Gisele Bundschen si modelja më e paguar në botë.

2-1

Picture 1 of 6

Modelja braziliane për 15 vjet me radhë mbajti pozitën e parë si modelja më e paguar në botë, por tani këtë pozicion do ta mbajë motrae Kim Kardashian, e cila në 12 muajt e fundit ka fituar 22 milionë dollarë.

Bukuroshja 22-vjeçare i prin listës së “Forbes” dhe dyfishoi të ardhurat e saj, pasi në vitin 2016 ajo fitoi vetëm 10 milionë dollarë.

Gisele, 37-vjeçare, pozicionohet në vendin e dytë me 17.5 milionë dollarë të fituara.

Në vendin e tretë është Chrissy Teigen, e cila për 12 muaj ka fituar 13.5 milionë dollarë.

Top-pesëshen e mbyllin motrat e famshme Hadid. Gigi ka realizuar 9.5 milionë fitime, motra e saj Bella ka siguruar 6 milionë dollarë.

Lista e plotë:

1. Kendall Jenner, $22 milionë

2. Gisele Bundchen, $17.5 m

3. Chrissy Teigen, $13.5 m

4. Adriana Lima, $10.5 m

5. Gigi Hadid, $9.5 m

6. Rosie Huntington-Whiteley, $9.5 m

7. Karlie Kloss, $9 m

8. Liu Wen, $6.5 m

9. Bella Hadid, $6 m

10. Ashley Graham, $5.5 m

Shkruar Nga
More from Revista User

Aksidenti tragjik në Kamëz, 15-vjeçari i vodhi babait çelësat e makinës

Aventura e disa të rinjve në moshë të re përfundoi keq dje...
Read More