Gjashtë anëtarë të Kryqit të Kuq vriten në Afganistan

afganistan_kryqi_i_kuq

Gjashtë anëtarë vendas të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar janë vrarë të mërkurën në Afganistan, në një sulm rreth 35 kilometra larg qendrës së provincës veriore Shibirgan. Gjashtë burrat ishin duke shkuar për të shpërndarë kashtë për kafshët në zonat e bllokuara nga dëbora, kur u sulmuan në Qushtepa, tha guvernatori lokal Mawlawi Lutfullah Azizi.

Dy anëtarë të tjerë të stafit rezultonin të humbur pas sulmit, tha zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Thomas Glass. “Konfirmojmë se gjashtë anëtarë të kryqit të Kuq janë vrarë dhe dy janë të humbur,” tha ai. Guvernatori Azizi tha se trupat e punonjësve ishin gjetur me ndihmën e liderëve fisnorë, ndërsa përpjekjet për gjetjen e dy të humburve po vazhdonin.

Megjithse ende nuk dihej kush është përgjegjës për sulmin, Azizi tha se sulmi u krye nga militantë të Shtetit Islamik, “ISIS është shumë kativ në atë zonë”, tha Azizi. Zëdhënësi i militantëve Talibanë, Zabiullah Mujahid thga se grupi i tij nuk ishte përfshirë në sulm dhe se do të bënin çdo përpjekje për gjetjen e përgjegjësve.

Shkruar Nga
More from Revista User

5 mite mbi meshkujt në të cilat femrat besojnë

Femrat thjesht nuk dinë për meshkujt aq sa mendojnë që dinë, prandaj...
Read More