Gjatë performances në skenë, këngëtarja humb varësen 169 mijë dollarë…

Ariana Grande i ka mahnitur fansat kur performoi këngën “No Tears Left To Cry” në skenën e Billboard, por këngëtarja amerikane ka humbur dicka me vlerë.

Gjatë shfaqjes, këngëtarja amerikane mbante një varëse me 45 diamante , të dizejnuar nga Djula, por që i humbi gjatë kërcimit.

Sipas mediave të huaja, vlera e saj arrinte në 169 mijë dollarë. Thuhet se nuk ishte faji i Ariana Grande pasi varësja nuk ishte mbërthyer sic duhet.

Skuadra e këngëtares u hodh menjëherë në kërkim për ta gjetur dhe ia dolën mbanë, sepse një bizhuteri aq e kushtueshme nuk mund të humbiste aq lehtë.

Kompania prodhuese menjëherë pas kësaj ka dalë me një deklaratë duke thënë se ishte një mosfunksionim në mekanizmin e varëses dhe se kjo ishte hera e parë që ndodhte.

“Kjo është hera e parë që dicka prishet kur një emër i njohur e përdor në skenë. Fatmirësisht nuk u përhap dhe u gjet para përfundimit të shfaqjes së madhe”, thanë burimet pwr Fanity Fair.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Jurgen Klopp nuk e ka mendjen te tifozet seksi nga Shqipëria

Një lajm ka bërë xhiron e rrjetit në mediat shqiptare orët e...
Read More