Një incident i vogël është regjistruar me një prej personave të pranishëm në protestën e opozitës. Për arsye që ende nuk dihet, një protestuese nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.
Në ndihmë i kanë ardhur protestues të tjerë që ishin aty pranë, por më pas mbërriti edhe doktor Halim Kosova, ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
Protestuesja është dërguara nga familjarët e saj në spital për të marrë ndihmë më të specializuar, ku bëhet e ditur se gjendja e saj është përmirësuar.