Gjenden 15 refugjatë sirianë të ngrirë për vdekje

Pesëmbëdhjetë refugjatë sirianë, disa prej të cilëve fëmijë, janë gjetur të ngrirë për vdekje ndërsa përpiqeshin të kalonin kufirin malor në Liban.

Sipas BBC’së, trembëdhjetë trupa u gjetën të premten, ndërsa dy të tjerë u zbuluan të shtunën, pasi zona ku ata po përpiqeshin të kalonin u godit nga një stuhi e madhe e dëborës.

Sipas mediave, grupi ishte braktisur nga kontrabandistët.

Refugjatët po merrnin të njëjtën rrugë, që qindra mijëra sirianë të tjerë kishin marrë para tyre, duke u përpjekur të arratiseshin nga konflikti në vendin e tyre.

Libani, me një popullsi prej katër milionë banorësh, ka pranuar rreth një milion sirianë që nga fillimi i luftës në vitin 2011.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rrethohet stadiumi nga policia, takimi për planin vendor të Himarës

Pas takimit të zhvilluar një javë më parë në Vlorë, sot pritet...
Read More