Gjenden të mbytur në detin Adriatik dhe në lumin Shkumbin trupat e dy personave

lumi10

 

Trupat e pajetë të dy personave janë gjetur ditën e djeshme nga policia e Rrogozhinës dhe ajo e Kavajës në bregdetin e Adriatiku dhe në ujërat e lumit Shkumbin.

Sipas policisë rreth orës 13:50, minuta të ditës së djeshme në sipërfaqen e ujit në det në distancë 5-7 milje nga vendi i quajtur Kepi i Selitës, plazhi i “Gjeneralit” në Kavajë, është gjetur një kufomë ende e paidentifikuar. Kufoma është pikasur nga ekuipazhi i një peshkarexhe ku është vënë re se viktima ka qenë mbi ujë. Janë të njëjtat burime që konfirmojnë se, nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarje ndërsa kufoma është dërguar në morg për verifikime të mëtejshme.

Aktualisht policia po punon për sqarimin e rrethanave të mbytjes si dhe për identifikimin e viktimës. Pak orë më vonë, në Rrogozhinë është gjetur trupi i pa jetë i një adoleshente në ujërat e lumit të Shkumbinit. Gjatë orëve të pasdites, në brigjet e Shkumbinit në fshatin Çermë të Rrogozhinës është gjetur trupi i një vajze.

Zbulimi ndodhi rreth orës 15:40 minuta dhe nga kontrollet e policisë viktima është identifikuar shtetasja me inicialet M. M., e moshës 15-vjeçare.

Agjentë të policisë e dërguan trupin e saj në morg, ku pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi rrethanat e vdekjes. Me këto raste shkon në 3 numri i të mbyturve të gjetur në ujërat e vendit.

Një ditë më parë trupi i pajetë i një personi, që dyshohet të jetë skafist droge, u gjet nga policia e Vlorës pranë ishullit të Sazanit. Mëngjesin e së premtes, policia kufitare e Vlorës gjeti pranë Sazanit trupin e pajetë të Luman Lazes, 60 vjeç nga Vlora.

Burime pranë policisë, bëjnë me dije se 60-vjeçari dyshohet se është një ndër dy skafistët e zhdukur të gomones me drogë që u gjet pranë ishullit, në datë 11 mars, me 1.2 ton hashash. Policia po heton shkaqet e vdekjes dhe dyshohet se ai mund të ketë rënë në det si pasojë e dallgëve. Në të njëjtën zonë ku sot u gjet trupi i tij është gjetur pak ditë më parë dhe gomonia e braktisur me drogë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Një ‘Santa’ si Katy Perry

Ajo duket se është në shpirtin festiv të Krishtlindjeve. [ngg_images source="galleries" container_ids="863"...
Read More