fbpx

Aktualitet

Gjendet i vdekur djali i këngëtares Tina Turner, policia: Eshtë vetëvrarë…





               Publikuar në : 16:43 - 04/07/18 |
mapo.al

Djali i madh i 79 vjeçares, Craig Raimond Turner, 59 vjec, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Studio City, në Kaliforni. Sipas informacione që raporton Tmz, burri ka vrarë veten me pistoletë. Asnjë deklaratë nuk është bërë akoma nga këngëtarja, e cila prej vitesh jeton në Zvicer.


Craig ishte djali i madh i Turner, të cilin këngëtarja e kishte sjellë në jetë kur ishte 20 vjeç, nga lidhja me Raymond Hill, saksofonist i grupit.



Këngëtarja u martuar pas 4 vitesh me Ike Turner, i cili e adoptoi edhe djalin. Cifti ka pasur edhe një tjetër djalë që tani është 57 vjeç, Jake.


Nuk ka akoma detaje për vdekjen e Craig, por sipas raportimeve paraprake të policisë së Kontesë së Los Angeles, burri është vetëvrarë. Megjithatë për ngjarjen e rëndë është hapur një hetim nga policia.


Etiketa: , ,

Pas