Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së djeshme në Arapaj të Durrësit.
Policia bënë me dije se është gjetur i vdekur në banesën e tij një 21-vjeçar, , i cili jetonte i vetëm në shtëpi.
E.S, sipas policisë, mësohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale.
Por do të jetë ekspertiza mjekoligjor, e cila do të zbulojë më saktësisht shkakun e vdekjes të të riut.
Për këtë rast, nga ana e policisë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim