Gjendet një kafkë njeriu e dekompozuar pas Kalasë së Kaninës, nuk ka shenja dhune

skene-krimi1

Një kafkë e dekompozuar njeriu është gjetur pasditen e shkuar (27 prill) pas Kalasë së Kaninës. Policia sqaron se nga këqyrja e bërë nuk ka rezultuar që të ketë shenja dhune.

“Më datë 27.04.2017, rreth orës 15:54, pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati, Policia ka konstatuar një kafkë koke njeriu të dekompozuar. Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër”, thuhet në njoftim.

Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme procedurale. Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përse Familja Mbretërore nuk udhëton askund pa marrë me vete kostum të zi

Familja Mbretërore gjithmonë din si të vishet për ngjarje të rëndësishme. Efekti...
Read More