Gjendet një pistoletë te diga, arma që u përdor për vrasjen e Artan Cukut?

artan-cuku

Prej 24 orë grupi hetimor që po ndjek zbardhjen e vrasjes së ish-kryepolicit Artan Cuku është fokusuar në ekspertimin e një pistolete të gjetur pranë digës së liqenit në Tiranë.

Pistoleta është gjetur nga një pastrues i cili menjëherë ka njoftuar policinë e cila pasi e ka marrë armën e ka dërguar për ekspertim balistik në laboratorin e policisë shkencore.

Burime për ReportTv bënë me dije se arma është pistoletë Beret në gjendje pune teknikisht dhe dyshohet se në vendin që është gjetur qëndronte prej disa javësh dhe pritet që ekspertiza të zbardh nëse është apo jo një nga armët e përdorura për vrasjen e Cukut.

Në një largësi prej 1 kilometër ku u gjet pistoleta është dhe vendi ku ekzekutua ish kryepolici Artan Cuku në hyrje të pallatit të tij në rrugën e kosovarëve.

Për këtë krim në pranga është Mikel Shallari i cili sipas prokurorisë është autori i vrasjes dhe është ndihmuar nga persona të tjerë për të fshehur armën e krimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mbrëmje gala, Melanie Trump më elegante se kurrë

Presidenti Donald Trump dhe e shoqja kanë marrë pjesë në galanë vjetore...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *