Gjendet piloti i avionit sirian të rrëzuar

Dërgohet në spital pas gjetjes, piloti i cili u hodh me parashutë nga avioni luftarak i Sirisë i cili u rrëzua në pjesën periferike të lagjes Yaylac?k, në rajonin Antakya të qytetit Hatay në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se pas rrëzimit të avionit luftarak në kuadër të dëshmive janë kryer punimet e kërkimit nga ajri dhe toka për gjetjen e pilotit të hedhur me parashutë.

Nga kërkimet e ekipeve të policisë dhe forcave speciale operacionale të xhandarmërisë, është gjetur edhe parashuta e pilotit.

Gjithashtu bëhet e ditur se punimet për gjetjen e pilotit janë vështirësuar për shkak të humbjeve të gjurmëve si pasojë e baltës nga shirat në rajon.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sulm vetëvrasës në Damask, ka shumë viktima

Një sulmues vetëvrasës ka hyrë të mërkurën në ndërtesën e gjykatës në...
Read More