Gjendet trupi i pajetë i 30-vjeçarit të zhdukur, bie në rrjetat e peshkatarëve

alexxxx

Është gjetur pas 4 ditësh trupi i pajetë i 30-vjeçarit Alex (Abaz) Laçi, i cili ishte shpallur i zhdukur prej datës 11 dhjetor.

Trupi i 30-vjeçarit me origjinë nga Dibra, që jetonte në Tiranë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Sarandës në vendin e quajtur ‘Pllakat’.

Familjarët dhe të afërmit e tij pak ditë më parë bënë denoncimin për zhdukjen, ndërsa deklaruan se në komunikimin e fundit që kishin pasur, ai u kishte thënë se është nisur drejt qytetit të Sarandës.

Pas denoncimit, policia nisi kërkimet, ndërsa fillimisht para dy ditësh gjeti në bregdetin e Sarandës pasaportën dhe rrobat e tij.

Mbrëmjen e djeshme, trupi i tij ka rënë në rrjetat e peshkatarëve. Ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së 30-vjeçarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Shkruar Nga
More from Revista User

A do të jenë pjesë e dasmës së Paris Hilton, Kim dhe Kanye West?

Kim Kardashian dhe Kanye west janë kapur nga TMZ teksa po dilnin...
Read More