Gjenerali amerikan: Nëse ne dëshirojmë, mund të vrasim Kim Jong Un-in

Gjatë fundjavës fluturuan dy aeroplanë bombardues amerikanë mbi gadishullin korean – si kundërpërgjigje ndaj testimit raketor ndërkontinental dhe programit nuklear të diktatorit Kim Jong Un. Ishte një ndër sinjalet më të fuqishme amerikane drejtuar Koresë Veriore, që tregon se konflikti është ashpërsuar më tej, shkruan “Bild”.

“Nëse kërkohet, ne jemi gati të përgjigjemi me një sulm të shpejtë, vdekjeprurës dhe të dhunshëm. Kur dhe ku të dëshironi ju,” tha gjenerali amerikan Terrence J. O’Shaughnessy, njëherësh komandat i “Pacific Air Forces”, dhe bëri të qartë: “Nëse ne dëshirojmë, mund të vrasim Kim Jong Un-in.”

SHBA, Korea Jugore dhe Japonia janë pajtuar që të ashpërsojnë politikat kundrejt Koresë Veriore.

Shkruar Nga
More from Revista User

Gjatë protestës një gruaje i bie të fikët, Halim Kosova i jep ndihmën

Një incident i vogël është regjistruar me një prej personave të pranishëm...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.