Gjenerali i vendit komunist fluturon drejt SHBA

Një nga zyrtarët më të lartë të Kim Jong-un mendohet të udhëtojë në SHBA, si pjesë e përgatitjeve intesive që po bëhen për mbajtjen e samitit historik mes dy vendeve.

Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap tha se gjenerali Kim Yong-chol do të mbërrinte në SHBA të mërkurën, nëpërmjet Pekinit.

Nëse konfirmohet, vizita do të ishte pjesë e një vale përgatitjesh përpara takimit të propozuar midis z. Kim dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump.

Takimi u hodh në dyshim pasi z. Trump u tërhoq javën e kaluar.

Por të dyja palët po punojnë për të realizuar samitin, i planifikuar për në 12 qershor në Singapor.

Nëse ndodh, do të ishte hera e parë që një lider i Koresë së Veriut do të takonte një president të SHBA.

Gjenerali Kim ka planifikuar të fluturojë në Nju Jork të mërkurën, pasi bisedoi me zyrtarët kinezë në Pekin, raportoi Yonhap, duke cituar burime diplomatike.

Ai do të ishte zyrtari më i lartë i Koresë së Veriut që viziton SHBA që nga viti 2000.

Përfshirja e Gjeneralit Kim në negociata do të ishte i rëndësishëm, pasi do të nënvizonte dëshirën e Koresë së Veriut për të siguruar që bisedimet të vazhdojnë.

Një ish-shef i spiunazhit, ai ka qenë pjesë e iniciativave diplomatike të kohëve të fundit të profilit të lartë nga Veriu.

Figura me ndikim shihet rregullisht në anën e liderit të Koresë së Veriut dhe ka marrë pjesë në takimet me udhëheqësit e Kinës dhe Koresë së Jugut dhe u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo në Phenian.

Në shkurt, ai u dërgua në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës Dimërore në Pyeongchang, ku u ul pranë vajzës dhe këshilltarit të z. Trump, Ivanka Trump.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Dëbimi i diplomatëve rus, Lubonja: Rama më ‘katolik se Papa’…

    Analisti Fatos Lubonja ka dhënë mendimin e tij ditën e...
Read More