Gjeopolitika e Turqisë, vend mes Evropës dhe Azisë

stamboll

Në Turqi u zhvillua një referendum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendet, ku do të vendoset nëse kopetencat e presidentit të zgjerohen më shumë ose jo.

Më poshtë vijon gjeopolitika e Turqisë:

Turqia është një vend me shumicën e popullsisë myslimane që ndodhet mes Evropës dhe Azisë, anëtar i NATO-s që prej vitit 1952 dhe kandidat në Bashkimin Evropian, e drejtuar prej rreth 12 vitesh nga islamiko-konservatorët.

Pozita gjeografike: Një urë mes Azisë dhe Evropës, që laget nga Deti i Zi, deti Marmara, deti Egje dhe ai Mesdhe. Turqia me një sipërfaqe prej 779.452 kilometrash katrorë ku 97 për qind të territorit në Azi, është kufitare me Georgjinë, Armeninë, Azerbaxhanin, Iranin, Irakun, Sirinë, Greqinë dhe Bullgarinë.

Popullsia: 74,93 milionë banorë sipas Bankës Botërore në vitin 2013.

Qytetet më të mëdha: Kryeqyteti Ankaraja ka rreth pesë milionë banorë, por qyteti kryesor është Stambolli, ish-Konstandinopoja, me më shumë se 15 milionë banorë.

Gjuha zyrtare: Turqisht.

Feja: Kushtatuta konfirmon laicitetin e vendit. Feja myslimane përbën 99 për qind me maxhorancë sunite dhe 20 për qind bektashinj, që njihen për një interpretim tolerant të Kuranit, si dhe ka minoritete kristiane (ortodoksë grekë, armenian, sirian, katolikë latin) dhe hebrenj.

Historia: Pas rënies së Perandorisë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore, Mustafa Kemal Ataturk shpalli më 29 tetor 1923 Republikën Turke të cilën do e drejtojë dhe do ta modernizojë deri sa të vdesë në vitin 1938.

Sistemi shumpratiak u vendos në vitin 1946 por jeta politike u trondit nga tre grushte shteti të njëpasnjëshme të shoqëruara me shtypje të forta (1960,1971 dhe 1980).

Një proces paqeje ende shumë i vakët u arrit në fund të vitit 2012 me rebelët e Partisë së Punonjësve të Kurdistanit (PKK) që dekretoi në mars 2013 një armëpushim në një konflikt që ka shkaktuar më shumë se 45 mijë të vdekur që prej vitit 1984.

Situata politike: Republikë parlamentare. Presidenti i Republikës (aktualisht Abdullah Gul, i zgjedhur nga Parlamenti në gusht 2007) ka funksione gjerësisht honorifike.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan morri në mars 2003 vendin e Abdullah Gul me të cilin ai themeloi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që prej vitit 2002 ka maxhorancën absolute në Parlamentin një dhomësh (550 deputetë).

Pavarësisht akuzave për korrupsion, Erdogani fitoi ndjeshëm zgjedhjet vendore 30 marsin e kaluar dhe është favorit për zgjedhjet presidenciale të 10 gushtit që do të zhvillohen për herë të parë me votim popullor.

Turqia ka nisur në tetor 2005 negociata të vështira për aderim në Bashkimin Evropian.

Ekonomia: Turqia renditet ndër tregjet kryesorë në rritje por rritja e saj ra ndjeshëm në vitin 2012 (2,2 për qind nga tetë për qind që ishte në vitin 2011) dhe u stabilizua në katër për qind në vitin 2013. Për vitin 2014 qeveria parashikon një rritje prej katër për qind ndërsa Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OCDE) 2,8 për qind. Turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë.

Por ekonomia dhe monedha vuajnë nga pasiguritë politike pas kontestimit antiqeveritar të qershorit 2013 më pas përplasja që prej dhjetorit 2013 nën sfondin e skandalit të korrupsionit mes Erdoganit dhe ish-aleatit të tij, vëllazëria e fuqishme e predikuesit mysliman Fethullah Gulen.

PBB-ja: 820,2 miliardë dollarë, sipas BB-së në vitin 2013

PBB-ja për banor: 10 950 dollarë, sipas BB-së në vitin 2013

PAPUNËSIA: 9,2 për qind, sipas BB-së në vitin 2013

Monedha: Lira turke.

Forcat e armatosura: 510 600 trupa, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike në vitin 2014.

Shkruar Nga
More from Revista User

Miqësia me ish- partnerin, shenjë e psikopatisë

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Personality and Individual Differences” miqësia...
Read More