Gjëra që ajo i flet vetëm me meshkuj të tjerë!

couple

Ti mund të kesh vetëm një femër në jetën tënde, por ajo ka sigurisht më shumë se një mashkull në jetën e saj. Edhe pse marrëdhëniet midis tyre janë tërësisht platonike, ka arsye për tu shqetësuar.

Pse? Partnerja jote flet të tjerë, për gjëra për të cilat nuk ka dëshirë të flasë me ty. Mbase këto “sekrete” do të cenojnë disi egon tënde, por duhet të mësohesh me këtë fakt. Ka disa gjëra që ajo nuk do t’i flasë kurrë me ty.

Babait të saj: Ajo ka dyshime mbi punën/zanatin/profesionin tënd

Sado që ju të mundoheni të jeni kalorësi i saj i preferuar, ju kurrë nuk mund te tejkaloni babanë e saj në këtë rol. Babai i saj është gjithmonë i shqetësuar nëse “vajza e tij e vogël” ndihet financiarisht komode me ju. Ai do ta ngacmojë gjithmonë atë mbi mbarëvajtjen e karrierës tuaj dhe ajo do t’i tregojë çdo detaj të vogël që di mbi punën tuaj.

Kushërinjtë e saj: Asaj i pëlqejnë edhe meshkuj të tjerë

Kushëriri i saj mendjehapur me të cilin ajo është rritur është gjithmonë në krah të saj. Ajo e di këtë dhe ndihet mjaft komode për t’i treguar çdo fantazi që mund t’i shkojë ndërmend duke filluar nga Channing Tatum e deri tek djali me të cilin flirtoi sot tek lokali ku piu kafen e drekës. Madje ai mund të dij edhe për ndonjë mesazh qe mund t’i ketë çuar ish-i i saj ne Facebook mbrëmë.

Të dashurit të shoqes së ngushtë: Ti e bezdis pafund!

Ai është i edukuar me shoqen e saj. Ai i dërgon akoma lule. Ai bën akoma diçka që ti se bën më. Kaq është mjaftueshëm që partnerja juaj të zbrazi frustrimin e saj ndaj jush tek ai. Çdo gjë e këndshme që ai bën ndaj shoqes së saj së ngushtë, është një pikë minus për ju. Partnerja juaj nuk do të humbi asnjë rast për ta vënë re këtë dhe për tu ankuar pikërisht tek i dashuri i shoqes së saj të ngushtë.

Kolegut të saj të martuar: Ajo po mendon goxha për të ardhmen e saj

Nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 mbasdite ajo është me këtë tipin, kolegun e saj. Midis zyrës dhe pushimit të drekës sigurisht qe ata flasin për shumë gjëra. Mbi të gjitha, ajo e ndjen veten të lirë të flas me të për të ardhmen e saj. Kush janë aspiratat e saj dhe ku e shikon veten pas disa vitesh e mbi të gjitha, ku gjendesh ti në gjithë këtë panoramë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Zbuloni problemin që qëndron pas dridhjes së duarve

Duart që dridhen janë një problem i zakonshëm që prek jo pak...
Read More