Gjërat e arsyeshme që duhet t’i merrni parasysh në të tridhjetat tuaja

Arsyeja shpesh nuk ka ndikim të mjaftueshëm për t’ju parandaluar përjetimin e përvojave të këqija – gjë që shkojnë në shërbim për ti përsëritur ato. Jeta ndonjëherë sjell të papritura, zhgënjim dhe siklet, por që ju duhet t’i menaxhoni problemet dhe vështirësitë në jetë, sidomos gjatë viteve të tridhjeta. Ja disa nga gjërat e arsyeshme që duhet t’i merrni në konsideratë në të tridhjetat tuaja.

Ajo ku ndodheni tani, nuk duhet të ndikojë ku dëshironi të arrini

Nëse ndodheni në gjendje të palakmueshme, nëse situata është e keqe, kjo nuk nënkupton se nuk do të përshtateni në ndonjë pozitë më të mirë dhe se situata nuk do të përmirësohet. Në pyetje është vetëm koha, ndërsa gjërat gjithnjë ndryshojnë. Ju nuk duhet të dekurajoheni nga dëshpërimi dhe zhgënjimi aktual sepse kështu do të ndiheni të pashpresë, por thjeshtë vazhdoni tutje dhe asesi mos e lini shpirtin të dorëzohet.

Të jeni miqësor është shumë me rëndësi

Ndonjëherë është e vështirë të mbash besnikërinë dhe të veshësh maskën e mirësisë, sidomos në raport me të tjerët, por sidoqoftë nuk është e thënë të vësh një maskë – mirësjellja vjen nga një vend tjetër, nga ajo pjesë e brendshme që është njerëzore, bujare dhe fisnike, madje edhe kur nuk ndiheni të tillë. Kur ju jeni miqësor dhe të dashur, çfarëdo që të ndodhë, ju inkurajoheni nga forca juaj e brendshme dhe ndiheni mirë për veten tuaj.

Krahasimi i jetës suaj me të tjerët nuk ju shpie askund

Ndoshta të gjithë miqtë tuaj janë në marrëdhënie stabile apo kanë familje dhe juve ju duket se jeni me vonesë, të pa orientuar dhe të pasuksesshëm. Duket sikur nuk jeni duke vepruar si duhet dhe kjo ndjenjë është mëse e saktë. Andaj, mos krahasoni jetën tuaj me të tjerët, por zbuloni rrugën dhe autenticitetin tuaj.

Ndonjëherë këta njerëz do të ju zhgënjejnë

Gjithçka që bëni në hakmarrje, hidhërim dhe zhgënjim kur dikush ju lëndon – është diçka që do të pendoheni dhe dëshironit të mos e bëni. Por ndonjëherë do të kaloni nëpër situata të tilla, sikur keni mposhtur edhe vetveten. Andaj arsyeja e vetme është dinjiteti, pranoni, falni, harroni dhe lëvizni para.

Të jesh i ndryshëm është mirë

Ju dëshironi të përshtateni, të jeni të njejtë me të gjithë tjerët normalë si ju, dhe të mos ndaheni nga turma. Dhe pastaj, ju dëshironi të jeni origjinal, i veçantë dhe ndryshe nga të tjerët. Të dallohesh nga të tjerët është një gjë shumë e mirë dhe ju bën të jeni unik.

Nuk ka trishtim që nuk humb intenzitetin

Madje edhe kur humbet dikë tragjikisht, koha dhe intenziteti i dhimbjes humbin dalëngadalë. Trishtimi mbetet pompoz me kujtimet e bukura pas, duke pasur mundësinë të kujtoni gjithnjë fytyrën e ndokujt, zërin e dashur dhe të folurit.

Buzëqeshja është ilaçi më i mirë

Veçanërisht atë që tregoni për veten tuaj, praktikat tuaja të hidhura, gabimet dhe të qarat – këto nënkuptojnë se nuk janë më të rëndësishme se arsyeja juaj. Dhe, kur ju mund të gjeni humor në të gjitha situatat e jetës, atëherë ju keni gjetur forcën tuaj dhe nuk mposhteni lehtë.

Ju kurrë nuk do të kuptoni plotësisht gjithçka

Sa më shumë që dini, aq më shumë do ta kuptoni se nuk dini dhe nuk i njihni gjërat. Sa më shumë që përjetoni dhe pranoni gjëra, aq më shumë do ta kuptoni se nuk keni nevojë t’i dini të gjitha. Kështu do ta keni më të lehtë të organizoni dhe rregulloni gjërat në jetën tuaj. Do të ekzistojë gjithmonë një formë mjegullire e keqkuptimit, por ndoshta nuk ju takon juve që të rregulloni çdo gjë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Aurela Gaçe: Kurrë s’kam për t’i kuptuar ata që nuk i duan vajzat

Aurela Gaçe është në pritje të ëmbël të një vogëlushje. Së fundi këngëtarja...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.