Gjërat që femrat pëlqejnë më tepër tek një mashkull

Një mashkull do të ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të arritur në zemrën e një femre, por në shumicën e rasteve ata janë duke bërë gjënë e gabuar.

Më poshtë janë 10 këshilla se si meshkujt të bëhen më tërheqës për femrat, pa u munduar shumë.

1- Disa studime kanë treguar se meshkujt që kanë një qen, ia dalin më më mirë me femrat
2- Në këto studime femrat kanë zgjedhur më tepër meshkuj që pozojnë para një makine të shtrenjtë, apo një apartamenti të shtrenjtë që me gjasa i bën ata të duken më të pasur
3- Për një lidhje të gjatë, femrat kanë tendencën të zgjedhin meshkuj altruistë, që janë të sjellshëm dhe bëjnë vepra të mira
4- Femrat mund të pëlqejnë meshkujt më tepër të moshuar, sepse ata kanë pasur kohën e nevojshme për të mbledhur më tepër të ardhura
5- Për mjekrën studime të ndryshem nxjerrin rezultate të ndryshe. Disa e vlerësojnë si shumë tërheqëse, ndërsa në të tjerë vlerësohet negativisht.
6- Paraqitja e jashtme mund të jetë një faktor, por nuk është edhe aq e rëndësishme sa mund ta mendoni. Në studime, femrat kanë zgjedhur meshkujt e veshur mirë e të bukur për një lidhje të shkurtra, por kjo nuk ka ndodhur për lidhjet e gjata.
7- Sensi i humorit është i rëndësishëm për femrat dhe shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se kjo e bën mashkullin të duket më intelegjent
8- Femrat kanë vlerësuar lart ata meshkuj që ndërmarrin akte heroike. Kjo përfshin shpëtimin e jetëve njerëzore, gjuetinë për ushqim si dhe lojën me flakët.
9- Studimet e fundit kanë arritur në konluzionin se të luash fort mund të jetë një taktikë efektive. Të mos jesh i disponueshëm e bën femrën që ta dëshirojë akoma edhe më tepër një mashkull.
10- Gratë në mbarë botën i perceptojnë meshkujt si më tërheqës kur vishen me të kuqe.

Shkruar Nga
More from Revista User

Fundjavë për plazh, ja temperaturat

Duket që kjo fundjavë është më e mira për të bërë plazh....
Read More