Gjërat që kurrë nuk duhet t’ia thuani ish-partnerit tuaj

Pa marrë parasysh pse jeni ndarë me partnerin, komunikimi me ish-in tuaj zakonisht paraqet një çështje shumë delikate. Egot e juaja janë plagosur në të kaluarën, janë thënë fjalë të ashpra dhe miqësia mund të jetë shumë e vështirë sa do që të përpiqeni për më të mirën për ta tejkaluar këtë.

Ajo që është e çuditshme për të komunikuar me një ish, është se ekziston tensioni i vazhdueshëm seksual i përzier me xhelozinë dhe kurreshtjen e zymtë që thjeshtë nuk e hasni në ndonjë shkëmbim tjetër. Pra, pavarsisht nëse keni një mundësi të ktheheni sërish me ish-in tuaj, apo keni planifikuar një darkë platonike së bashku, bëni çmos që mos të nxjerrni ndonjë nga këto gafa të pandjeshme ndaj tyre:

Më vjen keq

Për çfarë? Çfarëdo që keni bërë që të ndjeni nevojën për të kërkuar falje, ndoshta e keni bërë me miliona herë. Dhe nëse nuk e keni bërë akoma, duhet të mendoni mirë nëse duhet ta bëni tani – madje edhe nëse keni qenë në gabim. A e mbani mend bisedën kur jeni ndarë? Pra, nuk ka vend më për keqardhje.

Sa dallon lidhja juaj e re në krahasim me lidhjen tonë që kishim?

Ne e dimë se ju thjeshtë dëshironi ta keni egon tuaj e të merrni informata, por nuk do ta merrni gjithsesi.

A keni menduar ndonjëherë për kthimin e lidhjes së bashku?

Ndoshta mund ta bëjnë, por ndoshta e kanë kuptuar se është thjeshtë një ide e tmerrshme. Përveç nëse rrethanat e jashtme ishin shkaku kryesor i prishjes suaj, ju mund vetëm të falenderoni për kohën që keni kaluar së bashku.

Të dua

Kjo është mëse në rregull nëse ju dhe ish i dashuri juaj keni arritur fazën e të qenit shokë të ngushtë ku kanë kaluar dhjetë vite nga koha kur keni qenë një çift. Nëse keni krijuar miqësi të thellë ju mund t’ia thuani këtë njëri-tjetrit, përndryshe ju lutem mos e bëni.

A mund ta ritkhej unazën?

Paç fat me këtë. Përderisa nuk bëhet fjalë për ndonjë unazë diamanti për të cilën janë shpenzuar me dhjetra mijëra dollarë ose është nënshkruar ndonjë marrëveshje për kthim të gjërave, dhuratat që i keni dhuruar njëri-tjetrit nuk zëvendësohen apo janë të pakthyeshëm. Ju duhet të përfundoni këto gjëra mënjëherë gjatë bisedës aktuale gjatë ndarjes, e jo t’i leni më vonë pas dore.

Si është jeta juaj seksuale?

Imagjinoni nëse ju kërkohet një pyetje e tillë, shumë e bezdisshme apo jo? Sigurisht ju mund të flisni rreth seksit si një koncept i përgjithshëm por jo për gjërat e detajuara që ndoshta do doni akoma t’i bëni me njëri-tjetrin.

I dashuri im aktual nuk është aq i mirë sa ti

Mos e injoroni partnerin tuaj aktual para ish-it tuaj. Kjo është një sjellje shumë e ulët! Dhe nëse ata nuk flasin fare për të dashurën e tyre të re, mund të jetë shumë e sikletshme për ju, shkruan femra.net. Flisni lirshëm për të dashurin tuaj të tanishëm, vetëm mos bëni krahasime me marrëdhënien tuaaj të kaluar.

Më vjen keq pse nuk e bëj këtë gjë romantike për ty…

Edhe nëse ju vjen keq tërë kohën dhe bëni përpjekje emocionale që të ktheni lidhjen e kaluar me të, kjo është thjeshtë e gabuar. Nëse jeni mjaft miqësor për të folur akoma me nëjri-tjetrin, pse nxisni tema të tilla që mund të shkaktojnë tension për të dy?

Jam shumë më e lumtur pa ty

Edhe pse nëse e dini se kjo mund të jetë e vërtetë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Arratisen nga burgu me çarçafë 3 shqiptarë

Tre të burgosur shqiptarë në Itali janë arratisur mbrëmjen e djeshme nga...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *