Gjërat që ndryshojnë kur jeni në lidhjen e duhur

Nuk jeni anksioze. Kur jeni me personin e duhut, ndjeheni e qetë dhe jo në ankth, pasiqë ai duhet të ju bëjë të ndjeheni rehat dhe e sigurtë.

Nuk vëni në dyshim gjithçka. Kur nuk jeni në lidhje të duhur, keni tendencë të dyshonë në gjithçka, madje edhe në veten tuaj, pasiqë një partner mund të ju bëjë të mos besoni asgjë rreth jush.

Është pa mund. Nuk keni nevojë të mundoheni që lidhja të ketë sukses pasiqë një lidhje e duhur është aq e natyrshme saqë gjithçka zhvillohet vetëvetiu.

Keni mendësi të njejtë në çështje të religjionit, politikës, vlerave… Nuk themi se duhet të keni një mendje mirëpo përshtatje me mendimet e partnerit dhe përkrahja e tyre për ato të juajat janë çështje e rëndësishme.

I përmbushni standardet e njëri-tjetrit. Nëse jeni e sinqertë, e sjellshme, e sigurtë dhe qesharake, atëherë do të joshni person me cilësi të tilla.

Ua kthjenë SMS porositë. Kur një person nuk ua kthen mesazhet, ju bën që truri të vlojë dhe të futeni në një gjendje ku nuk e njihni veten. Një person që ua kthen mesazhet tregon se ka një linjë të hapur të komunikimit dhe ju bën të ndjeheni e sigurtë.

Ju telefonojnë. Kur dikush ju do me të vërtetë, nuk mjaftohet vetë me tekst por dëshiron që të dëgjojë zërin tuaj.

Me të mund të jeni tërësisht vetvetja. Nëse jeni në një lidhje në të cilën mundoheni të paraqiteni si e mirë ndaj personit tjetër, realiteti është se nuk ndjeheni komod me të. Në një lidhje të vërtetë nuk ka nevojë të mundoheni të paraqiteni apo të aktroni pasiqë me të do të ndjeheni mirë duke qenë vetvetja.

Keni besim të plotë në njëri-tjetrin. Kur jeni me dikë të përkushtuar ndaj jush, e dini madje edhe fjalëkalimin e celularit të tij dhe çdo sekret të tij.
Nuk ziheni me qëllim. Kur jeni në një lidhje jo të plotë, keni tendencë të ziheni edhe për gjërat më të vogla. Mirëpo kur jeni në një lidhje të plotë, mendoheni mirë para se të përballeni me të për ndonjë problem të caktuar.

Shkruar Nga
More from Revista User

Selena s’e kaloi “Ditën e Falënderimeve” me Justin

Justin Bieber kaloi “Ditën e Falënderimeve” duke luajtur hokej në Kanada, dhe...
Read More