Gjërat që nuk duhet t’ia thoni një personi në depresion

alone

Një person që është në fazë depresioni në shumë raste është shumë i ndjeshëm.

Por, në rast se nuk e keni ditur, shumë shpesh gjendja e tyre rëndohet edhe më shumë përmes fjalëve që të tjerët ju thonë, madje edhe duke dashur vetëm t’u ndihmojnë atyre.

Më poshtë mund të gjeni disa këshilla se çfarë nuk duhet t’u thoni atyre që janë duke kaluar nëpër këtë gjendje.

Të gjitha këshillat janë bazuar nga shembuj konkretë të atyre që kanë kaluar këtë vështirësi dhe ia kanë dalë mbanë.

Ndiqni këto këshilla dhe qëndrojuni pranë më të dashurve tuaj, në rast se janë në një situatë të tillë. Gjithçka do të kalojë shumë shpejt!

Ka probleme edhe më të mëdha se këto tuat

Më mirë thoni: Më vjen keq që ndihesh kështu, si mund të të ndihmoj?

Thjesht beso në vetveten, nesër gjithçka do të jetë më mirë!

Më mirë thoni: Ballafaqohu me problemet hap pas hapi, jam këtu afër teje për çdo gjë.

Jeta është e padrejtë

Më mirë thoni: Do ta përballojmë së bashku çdo problem, mos u brengos.

Thjesht përballu me problemet

Më mirë thoni: Nuk ke pse të përballesh me të gjitha vetëm, jam edhe unë këtu.

Jeta vazhdon.

Më mirë thoni: Jeta ka edhe aq shumë gjëra të bukura, thjesht duhet t’i kërkosh.

E di se si ndjehesh, kam qenë edhe vetë në depresion.

Më mirë thoni: Nuk mund as ta imagjinoj se çfarë po kalon, por do ta bëj të pamundurën të të kuptoj.

A nuk mendon se po sillesh si egoist/e?

Më mirë thoni: Si mund të të ndihmoj?

Dil argëtohu, pi ndonjë pije dhe harroj të gjitha.

Më mirë thoni: Eja të dalim së bashku dhe të argëtohemi, më ka marrë malli për ty.

Po na mërzit edhe neve.

Më mirë thoni: S’më pëlqen kur je kështu i/e mërzitur, le ta ndryshojmë këtë gjendje së bashku.

Pse je kaq i/e shqetësuar?

Më mirë thoni: Se kuptoj pse ndihesh kështu, por jam këtu për të të qëndruar pranë.

Mos u ndje keq për veten.

Më mirë thoni: E kuptoj se është e vështirë për ty, a mund të të ndihmoj?

Duhet të fillosh vrapimin

Më mirë thoni: Kam nevojë për një mik/mike që të shkoj në fitness, do të vish me mua?

Je i/e fortë, do ta kalosh edhe këtë. Më mirë thoni: Beso në vete, gjithçka do të kalojë por mos harro se jam përkrah teje gjithmonë!

Shkruar Nga
More from Revista User

Bilanci tragjik/ Brenda 8 muajsh, 30 fëmijë të vdekur në rrugët e vendit

Policia rrugore ka dhënë informacion për operacionin e ndërmarrë në kuadër të...
Read More