Gjermani, Bavaria ndalon vellon e plotë të fytyrës


vello-e-plote-e-fytyres

Shteti gjerman i Bavarisë njoftoi sot se do të ndalojë vellon e plotë të fytyrës në vendet qeveritare të punës, shkolla, universitete dhe gjatë drejtimit të makinës.

“Komunikimi njerëzor nuk ndodh vetëm me anë të zërit por dhe me shikimin, shprehjet e fytyrës dhe gjestet”, tha ministri i brendshëm Joachim Herrmann.

Kritikët thonë se masa e ndalimit nuk do të ketë një impakt praktik pasi në Bavari numri i muslimanëve është shumë i vogël, si dhe masa është një veprim që synon rritjen e popullaritetit para zgjedhjeve.

Konservatorët në fuqi të Unionit Social-Demokrat i druhen sfidës së partisë anti-emigracion Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e shtatorit.

Drafti parashikon ndalimin e vellove së fytyrës të njohura si nikab dhe burka, në institucionet publike si dhe gjatë ndërveprimit me policinë dhe në pikat e karburantit ku kërkohet identiteti.

Në parlamentin rajonal të Bavarisë dominon partia CSU, simotër e social-demokratëve të Merkel.

Shkruar Nga
More from Revista User

Suedi: Policia thotë se sulmuesi me kamion ka treguar simpati për IS-in

Policia e Suedisë thotë se i dyshuari për sulmin me kamion në...
Read More