Gjermani/ Sërish sulm terrorist me makinë duke lënë të plagosur, qëllohet nga policia agresori

policia-gjermani

Tre persona kanë mbetur të plagosur në qytetin Hajdelberg të Gjermanisë, pasi një person vërshoi me makinën e tij në një zonë këmbësorësh.

Agresori, që mendohet se ishte i armatosur me thikë, është qëlluar nga policia pas një rezistence të shkurtër dhe pas largimit nga vendi i ngjarjes në këmbë.

Motivet e veprimit të tij janë ende të paqarta, por terrorizmi nuk shihet si pistë e mundshme dhe mendohet që ai të ketë vepruar i vetëm.

Në dhjetor të vitit të kaluar, një person hyri me një kamion në tregun e Krishtlindjes në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe plagosur më shumë se 50 të tjerë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Lori Hoxha flet për dashurinë, tregon lidhjen më të gjatë

E pranishme gjithandej në rrjetet sociale, Lori Hoxha, fotot me partnerin e...
Read More