Gjermania akuzon: Rusia nisi sulmet kibernetike ndaj nesh



hakeratShërbimi i inteligjencës së brendshme gjermane ka akuzuar Rusinë se qëndron pas një serie sulmesh kibernetike në sistemet kompjuterike shtetërore gjermane.

Ky shërbim bëri të ditur se një grup hakerash, që punojnë për shtetin rus, kanë sulmuar parlamentin e Gjermanisë në vitin 2015.

Këtë javë u mësua se hakerat e këtij grupi kanë shënjestruar edhe partinë e kancelares Angela Merkel.

Sipas BBC, grupi i hakerave quhet Sofacy/APT dhe është formuar në vitin 2004.

Ata akuzohen për një seri sulmesh kibernetike ndaj qeverive dhe institucioneve financiare.

Gjermania beson se sulmet ndaj tyre janë kryer për të mbledhur informacione të inteligjencës.

Një zyrtar gjerman tha se beteja ka nisur dhe hapësira kibernetike është vendi ku po zhvillohet lufta hibride.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Arkeologët nxjerrin në dritë ‘qytetërimin e ri’ në Durrës

Falë një projekti bashkëpunimi mes arkeologëve shqiptarë dhe atyre francezë, shtresa të...
Read More