Gjermania deporton refugjatët e refuzuar afganë



gjermani_deportimet

Të paktën 34 azilkërkues afganë u kthyen të enjten në Kabul pas deportimit nga Gjermania, njoftonin zyrtarët vendas.

Ky është grupi i parë që arrin në Afganistan si pjesë e një marrëveshjeje të re mes Gjermanisë dhe qeverisë afgane të miratuar në tetor.

Kreu i policisë së Kabul, Mohammad Asif Jabarkhil, tha se të kthyerit ishin meshkuj jo-familjarë. Shumë shprehnin zhgënjmin e tyre duke thënë se punonin prej vitesh në Gjermani.

23 vjeçari Sidiq Kuchai, tha se jetonte në Gjermani prej shtatë vjetësh dhe punonte në një restorant.

Fushata e kthimeve vjen pas rritjes së ndjenjës anti-emigrantë në vend dhe rritjes politike të grupeve radikale si Alternativa për Gjermaninë (AfD).

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Kina lanson raketën e parë në hapësirë e ndërtuar nga një kompani private

Kina ka lëshuar raketën e parë të zhvilluar nga një kompani private...
Read More