Gjermania e Kina, të vendosura për tregti të lirë



kancelarja-gjermane-angela-merkel-dhe-presidenti-kinez-xi-jinping

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti kinez, Xi Jinping ranë dakord dje në një bisedë telefonike për të promovuar tregtinë e lirë, nën sfondin e tensioneve të lidhura me fjalimet proteksioniste të presidentit amerikan Donald Trump, sipas një komunikate të Kancealrisë.

“Dy krerët synojnë të vazhdojnë besimin në punën e përbashkët, në veçanti gjatë presidencës gjermane të G20-ës”, theksoi zëdhënësi i Merkel, në kuadër të takimit të parë të kancelarës me Trump dhe fillimit të një mbledhje të ministrave të Financave të forumit të G20-ës.

Sipas të përditshmes ekonomike gjermane, Handelsblatt, vendet e G20-ës, që do të mblidhen të premten dhe të shtunën në Baden Baden, janë të ndarë mbi çështjen e tregtisë së lirë.

“Shumë vende, mes të cilëve Franca, Brazili apo Singapori, synojnë të ritheksojnë këtë parim ndërkohë që SHBA-ja i kundërvihet”, shkruan gazeta.

Nga ana tjetër, Gjermania përpiqet të gjejë një kompromis duke propozuar një listë parimesh.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?

Dëshira për të qenë e pëlqyeshme nga gjinia e kundërt është natyrale,...
Read More