Gjermania paralajmëron për rrezikun e një gare të re armësh

ministri-i-jashtem-gjerman-sigmar-gabriel-ne-takim-me-homologun-rus-sergei-lavrov-ne-moske

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, paralajmëroi Rusinë për rrezikun e një gare të re armësh, që do të nxitej nga konflikti në lindje të Ukrainës, dhe bëri thirrje për reduktimin e numrit të armëve konvencionale.

Duke folur në Moskë, pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Gabriel tha se ata janë pajtuar për nevojën e vazhdimisht të bisedimeve në të ashtuquajturin Format i Normandisë – që përbëhet nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca – me qëllim që t’i jepet fund konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Gjermania ka kontribuar në forcën prej 4,000 trupash që NATO ka vendosur në shtetet e Baltikut dhe në Poloni, ku agresioni i Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet për synime të njëjta të Moskës në rajon.

Në anën tjetër, Rusia ka transferuar dhjetëra-mijëra ushtarë në rajonet kufitare perëndimore.

“Jemi të shqetësuar se po hyjmë në një garë të re armësh”, tha Gabriel.

Lavrov tha se Rusia i hedh poshtë akuzat se ka dërguar forca ushtarake, në mënyrë joproporcionale, në kufijtë e saj perëndimorë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Bebe Rexha “shpërthyese” në “Grammy”

Bebe Rexha është shfaqur mahnitëse në tapetin e kuq të “Grammy-s” të...
Read More