Gjiknuri: Dhunë barbare, dëmi miliona euro iu bë shqiptarëve, jo privatit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme shprehu keqardhje për dhunën e ditës së shtunë gjatë protestës për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa tha se dëmi shkon në disa miliona euro.

Ai e quajti “dhunë barbare”, duke shtuar se pas protestës u “ndaluan nga policia persona me precedentë penalë”.

Sakaq Gjiknuri e cilësoi dhunën në Kukës si të nxituar politikisht dhe duke u shprehur se dëmi i shkaktuar është kolosal.

“Nga një përllogaritje paraprake, dëmi shkon në disa miliona euro. Dëmi iu bë shqiptarëve, jo privatit. Ky nuk duhet ngatërruar si thjesht një investim privat. Ai është investim që i takon publikut, pasi kapitalizohet nga shteti kur të mbarojë kontrata”.

“Siç parashikohet në kontratë, çdo banor i zonës së Kukësit, si përdoruesit i shpeshtë i Rrugës së Kombit, do të mund të përfitojë nga sistemi i aboneve dhe njëkohësisht të kontribuojë për mirëmbajtjen e rrugës dimër-verë, si edhe investimet mbrojtëse e plotësuese të saj,” shprehet Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri theksoi se koncesioni nuk është ndonjë gjë e re, pasi është dhënë që në vitin 2016.

“Mirëmbajtja dhe kostot që e shoqërojnë një koncept i panjohur në Shqipëri. Tarifa ka qenë e miratuar me kohë, ne duhet ta rikonfirmonim. Mirëmbajtja kërkon 1.5 milionë euro për km”, tha ministri Gjiknuri.

Autostrada Tiranë-Durrës do rindërtim nga e para per shkak te degradimit.

Në një konferencë për median lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve, Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri deklaroi se bëhet fjalë për një vlerë investimi prej 20- 30 milionë euro, por që po bëhen studime. Vetëm për riveshjen e asfaltit do të harxhojmë 11 milionë euro, tha Gjiknuri.

Gjiknuri: Doni të shikoni një shembull të qartë të degradimit të një aseti kombëtar është rruga Tiranë-Durrës. Për shkak të mbipërdorimit, mosndërhyrjeve në kohë dhe që sot që flasim jemi në pikën që ajo rrugë do ndërhyrje në shtrat, në thellësi, pra do gati një rindërtim nga e para.

Kemi marrë masat që të fillojmë këtë vit riveshjen e një shtrese të asfaltit por që ajo rrugë në terma afatgjatë të ketë qëndrueshmëri dhe të krthehet në një rrugë me standarte bëhet fjalë për vlera mbi 20-30 milion euro minimalisht por që po bëhet studimi për të. Vetëm për riveshjen do të harxhojmë 11 milion euro, për ta mbajtur disa vjet në parametra normalë. Nevoja për mirëmbajtjme prek dhe rrugët e reja për shkak të fenomeve të paparashikueshme.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Arsyeja pse po rritet në mënyrë të frikshme kanceri i mushkërive te femrat

Kanceri i mushkërisë po përhapet më shumë tek femrat se te meshkujt,...
Read More