Gjoba edhe për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat!


Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, si dhe nga analiza e bërë shkaqeve të aksidenteve të ndodhura ditët e fundit, ka hartuar një plan të ri masash, ku janë përcaktuar:

• Planimetria e vendosjes së shërbimeve,

• Mënyra e kombinimit të radarëve në akset rrugore të brendshme por edhe në akset nacionale që lidhen me Tiranën me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara,

• Koordinimi i shërbimeve me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat duke evidentuar dhe ndëshkuar në kohë, në çdo aks rrugor shkelësit e Kodit Rrugor ,

• Kontrolli në mënyrë të pandërprerë me aparatin “Drager” për parandalimin e përdorimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit.

Nisur nga analizimi i rasteve të fundit të aksidenteve, rezulton se kemi një shtim të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga këmbësorët.

Në këtë kuadër, në zbatim të Planit Masave të Ri janë hartuar disa detyra shtesë si më poshtë:

• Vendosje e shërbimeve të Policisë Rrugore apo të Patrullave të Përgjithshme, në vendkalimet për qytetarët në pikat ku ka më shumë lëvizje të qytetarëve, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe pikat e tjera, me qëllim monitorimin, këshillimin dhe orientimin e qytetarëve për të respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Pas një periudhe të caktuar sensibilizuese e ndërgjegjësuese, Policia Rrugore do aplikojë edhe masat administrative për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit nga Policia Rrugore e Tiranës janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe konkretisht:

– Fjorald Z., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 05:00, në bulevardin “Zhan D’ark”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Aprilia”.

– Agron.D, 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 18:00, në rrugën e “Qelqit’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘’Honda”.

– Naim H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në datë 15.11.2017, rreth orës 23:25, pranë një qendre tregtare u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Daimler Chrysler”.

– Anxhelo P., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi përkatëse, motorin tip “Kymco”.

– Erind D., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 03:15, në rrugën Elbasan-Tiranë, në korsinë dalëse nga Sauku i vjetër, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin A.L., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Po gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 32 leje drejtimi, nga këto:

• 21 për shpejtësi tej normave të lejuara ,

• 8 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

• 3 për drejtim mjeti në sens të kundërt

Janë vendour 61 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit

• 37 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

• 31 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

• 87 për shpejtësi tej normave të lejuara, shkelje të semaforit, apo për mangësi të tjera teknike ose në dokumentacion.

Policia Rrugore e Tiranës, do vijojë punën me rigorozitet në zbatim të Planit Masave dhe dinamikës së përditshme me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të Qarkullimit Rrugor që ata hasin gjatë përditshmërisë.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rikthehen skemat lehtësuese, OSHEE: Afat të ri për pagesat e debitorëve

  Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike u jep një tjetër mundësi...
Read More