Gjykata e Apelit, operacioni ‘Xibraka’ u dekonspirua

Gjykata e Apleit ka vlerësuar se operacioni për ndalimin e grupit që kishte krijuar një laborator droge në XIbarkë të Elbasanit është dekonspiruar.

Kjo është hera e parë që Gjykata e Apelit ka pranuar dekonspirimin e këtij operacioni. Sipas gjykates jane fshehur provat e ngjarjes.

Zbulimi i laboratorit të Xibrakës u vlerësuar si një aksion shumë i suksesshëm i policisë dhe bashkëpunimit të saj me policitë europiane, por në vlerësimin e gjykatës del se të arrestuarit u ndihmuan që të fshehin provat.

Gazetarja e “News 24”, Klodiana Lala njofton se Gjykata e Apelit e quajti të nxituar ndërhyrjen në laboratorin e prodhimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit dhe se ndërhyrja ishte jo efektive.

Zhvillimet

Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda liron Kelmend Dalipin, njërin prej të arrestuarve dhe të dënuarve për dosjen e Xibrakës.

Vendimi është marrë pasi atij i rrezikohej jeta në qeli, pasi vuan nga një sëmundje e rëndë.

Fillimisht, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda kishte dënuar Kelmend Dalipin me 11 vite burg, por Apeli në nentor 2017 e uli dënimin me 7.3 vite duke pranuar dhe kërkesën për gjykim të shkurtuar

Kelmend Dalipi u arrestua sebashku me të vëllanë Arjan Dalipi pasi kishin në pronësi magazinen e kthyer në laborator kokaine në Xibrake.

Të arrestuar dhe të dënuar të tjerë janë Ermal Hoxha, Ilir Hyseni, Arjan Dalipi, Genci Xhixhan, Gentjan Gjonaj, kolumbianët Cesar Avila dhe Valter Moreno,Sajmin Batkun

Shkruar Nga
More from Revista User

Punonjësi i OSHEE pakt me biznesmenin për të vjedhur energjinë, e pësojnë të dy

Një elektricist nga Fieri është proceduar penalisht, pasi ndihmoi pronarin e një...
Read More