Gjykata e Katanias liron ‘financierin’ e Habilajve, Nezar Seiti

Gjykata e Katanias ka lehtësuar masën për Nezar Seitin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Lajmi i lirimit të Seitit konfirmohet për mediat nga avokati Detar Hysi. Nezar Seiti cilësohet si “financieri” i grupit të Habilajve.

Nezar Seiti u arrestua në Babicë dhe mbahej në burgun 313. Ekstradimi drejt Italisë është kërkuar nga vetë Seiti pasi nëpërmjet avokatit të tij, është shprehur se nuk beson tek drejtësia shqiptare. Më herët, gjatë dëshmisë së tij, 40-vjeçari ka shpjeguar se me familjen Habilaj ka lidhje krushqie.

Nezar Seiti dhe avokati i tij Detar Hysi

Nga përgjimet e Prokurorisë së Katanias, Seiti ka pasur rolin e financierit të grupit Habilaj dhe kujdesej për blerjen e gomoneve të shpejta. Gjithashtu sipas përgjimeve, Seiti bënte shpërndarjen e parave mes anëtarëve të bandës.

Arrestimi në janar

Në vijim të operacionit antidrogë ku në fshatin Babicë u sekuestruan rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë ju informojme se:

Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit dhe të hetimeve rezultoi si i implikuar në këtë veprimtari kriminale edhe shtetasi: Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.

Vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme./BW/

Shkruar Nga
More from Redaksia

“Ja çfarë do të sjellë eliminimi i treshes Berisha-Rama-Meta për shqiptarët në Ballkan”

Nga Spartak Ngjela - Duhet të jemi realistë: thuajse të gjithë krerët shqiptarë...
Read More