Gjykata Evropiane refuzon ankesën e opozitës turke për referendumin

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka hedhur poshtë një ankesë të partisë më të madhe opozitare turke, lidhur me referendumin e mbajtur në muajin prill, që rriti pushtetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Gjykata vendosi se protokolli i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për zgjedhje të lira parlamentare, nuk vlen për referendumet. Si rezultat, kjo gjykatë ka thënë se nuk mund të shqyrtojë ankesën e Partisë Popullore Republikane (CHP), raporton agjencia DPA.Kjo parti gjithashtu ka argumentuar se Komisioni Zgjedhor në Turqi, nuk ka adresuar siç duhet pretendimet se ka pasur parregullsi gjatë votimit në referendum.

Partia Popullore Republikane ka thënë se ka qenë viktimë e kushteve jodemokratike dhe të pafavorshme gjatë fushatës për referendum, që u organizua nën gjendjen e jashtëzakonshme, që ishte shpallur pas tentimit për puç një vit më parë.

Ekspertët ligjorë të Këshillit të Evropës kishim paralajmëruar se amendamentet kushtetuese të propozuara në referendumin turk, vënë në rrezik që Turqia të shkojë drejt një sistemi autoritar presidencial.

Shkruar Nga
More from Revista User

Turqia vazhdon ndalimin për gjermanët në bazën Incirlik

Turqia ka thënë se do të vazhdojë ndalimin e vizitave nga politikanët...
Read More