Gjykata lë në burg 16 vjeçarin për vrasjen në Bathore, i riu: Qëllova për vetëmbrojtje

gjykata-e-tiranes

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 16-vjeçarin Ledian Cani, i cili vrau dajën e shokut tre ditë më pare në Bathore, pas një sherri për motive të dobëta.

Gjatë konfliktit u përfshinë edhe tre persona të tjerë të cilët përfunduan në prangat e policisë dhe ditën e djeshme janë njohur me masën e sigurisë nga togat e zaza.

Trupi gjykues caktoi masën e sigurisë, burg me afat 40 ditë për babanë e 16-vjeçarit, shtetasin Rasim Cani. Ndërsa për 16-vjeçarin tjetër, i cili u përfshi në konflikt, Klaudio Preçi gjykata vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Sherri ka nisur fillimisht mes dy 16-vjeçarëve Ledian Cani dhe Klaudio Preçi për motive të dobëta. Në konflikt janë përfshirë më pas dhe dajat e adoleshentit Klaudio Preçi, Aleksander Barlika, Altin Barlika ndërsa në mbrojtje të adoleshentit tjetër ka ardhur i ati Rasim Cani. Fillimisht ata janë konfliktuar me mjete të forta me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit. P

as konflikti policia ka prangosur autorin e ngjarjes dhe 3 persona të tjerë. Pas marrjes në pyetja nga grupi hetimor, 16-vjeçari Caki ka treguar se nuk kishte si qëllim vrasjen e Aleksandër Barlikës, por ka qëlluar në drejtim të tyre për vetëmbrojtje pasi ishin të armatosur. “Unë po shikoja njërin nga dajat e Klaudios i cili nxori një pistoletë dhe për këtë arsye mora armën dhe e qëllova. Nëse unë nuk e qëlloja atë, atëherë ai do të kishte qëlluar mbi mua, mbi vëllanë dhe babin tim. E bëra për vetëmbrojtje, nuk doja ta vrisja.”, mësohet të jetë shprehur përballë punonjësve të policisë autori i krimit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Llogaraja mbulohet nga akulli

Është bllokuar sot paradite rruga në Llogara për shkak të ngricave dhe...
Read More